Lajme

Rrjedhja e të dhënave, çfarë kuptuam nga pagat e të tjerëve?

100 personat me pagat më të larta në Shqipëri, marrin sa 18 mijë shqiptarë me paga minimale. Diçka që dihej, por që ditët e fundit, kur gjithkush po kontrollon rrogat e të tjerëve, ka vënë në dukje hendekun e madh të të ardhurave.

Për ekspertin Soko, një pjesë e madhe e pagave të larta në kushtet e ekonomisë shqiptare shpjegohen vetëm si një mekanizëm për të pastruar paratë.

Lexo më shumë  Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje

Nga krahu tjetër, pagat anomalisht të vogla sipas Sokos janë një tregues i qartë i evazionit fiskal. Përpos të gjitha përpjekjeve të tatimeve për të luftuar informalitetin, sipas tij, reduktimi i këtij evazioni mund të bëhet vetëm duke ulur barrën tatimore./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *