Bota

Rrjedhja e gazit në tubacionin rus mund të jetë shkaktuar nga qindra kilogramë eksplozivë

Sabotimet në tubacionet e gazit nën Detin Baltik “mund të jenë shkaktuar nga aktivizimi i disa qindra kilogramëve eksplozivë”, kanë thënë Danimarka dhe Suedia në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara, shkruan The Guardian.

Studiuesit norvegjezë publikuan të premten një hartë në të cilën parashikojnë se sasia e madhe e metanit që rrjedh nga tubacionet e dëmtuara Nord Stream 1 dhe 2 do të “udhëtojë” për një kohë të gjatë në Detin Baltik.

Lexo më shumë  Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putini e ka hedhur Serbinë nën autobus

Sizmologët skandinavë regjistruan shpërthime që i paraprinë rrjedhjes. Shpërthimi i parë u raportua herët të hënën në juglindje të ishullit danez të Bornholmit. Shpërthimi i dytë, më i fortë në verilindje të ishullit atë natë ishte i barabartë me një tërmet me magnitudë 2.3 ballë.

Moska ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar tubacionet dhe bëri thirrje për një hetim të plotë ndërkombëtar për të vlerësuar dëmtimin e tubacioneve, të cilat transportojnë gaz nga Rusia në Evropë. Rusia thotë se gjithçka duket si një sulm terrorist.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Sabotimi i kësaj jave i tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2 shkaktoi dy rrjedhje metani jashtë Suedisë, duke përfshirë një më të madhe mbi Nord Stream 1 dhe një më të vogël mbi Nord Stream 2, dhe dy rrjedhje jashtë brigjeve daneze.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *