Lajme

Rritje temperaturash! Shtatori ‘përvëlues’, sot deri në 32 gradë, nuk priten reshje shiu

Muaji shtator do të vijojë me temperatura të larta.

Dita e sotme po ashtu do të karakterizohet nga dielli dhe vranësira të herë pas hershme. Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime në territorin shqiptar, ndërsa në zonat lindore do ketë vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë por nuk priten reshje. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Lexo më shumë  Ahmeti: Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *