Lajme

Rritje temperaturash në fundjavë, reshje të dobëta, sinoptikani tregon si do të jetë moti gjatë gushtit

Sinoptikani Hakil Osmani ka bërë me dije se temperaturat gjatë kësaj fundjave do të shënojnë rritje, kur maksimumet në rang territor mund të shënojnë deri në 37 grade Celsius ditën e diel.

Nga 33-35 gradë celsius do të shënojë termometri në zonat bregdetare, ndërsa në zonat malore jo më shumë se 31 gradë Celsius në orët e mesditës.

Lexo më shumë  Minatorët protestë para Kuvendit të Shqipërisë, kërkojnë miratimin e statusit të veçantë: Pensioni nuk na del as për ilaçe!

Edhe vlerat minimale kanë pasur rritje graduale, duke bërë që deri të dielën në zonat malore temperaturat në orët e mëngjesit të regjistrohen në 16 gradë Celsius.

Pjesa e mbetur e gushtit pritet të jetë kryesisht me ditë me diell, por do të ketë dhe reshje afatshkurtër reshjesh.

Rruga Press

YouTube player