Lajme

Rritje e frikshme e infektimeve me Covid në Durrës, qytetarët në radhë për tamponin

Rritja e ndjeshme e infektimeve të reja me Covid-19 në vendin tonë që pas mbarimit të festave të fundvitit, nuk ka lënë pa prekur edhe qytetin e Durrësit.

Në qytetin bregdetar janë të shumtë qytetarët, të cilët kanë shprehur interes të lartë për të kryer testin PCR, pasi kanë simptoma, ose kanë pasur kontakte me njerëz të afërt të infektuar me Koronavirus.

Lexo më shumë  "Rama shtrëngohet fort me Vuçiqin, por s'e luan prapanicën kur i jep dorën Albin Kurtit"

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Durrësi mban vendin e katërt si qyteti me më shumë infektime, saktësisht 1,565 raste aktive, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Rruga Press

YouTube player