Lajme

Rritja e rasteve me koronavirus, Shqipëria mund të hiqet nga lista e vendeve të sigurta të BE

Shqipëria dhe Serbia rrezikojnë të hiqen nga lista e vendeve të sigurta të BE-së, për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë. Një vendim i tillë do të nënkuptonte rikthim të kufizimeve në udhëtime. Ambasadorët e BE-së do të diskutojnë për çështjen ditën e mërkurë.

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, edhe Shqipëria rrezikon të humbasë statusin e vendit të sigurt, nga pandemia e koronavirusit.

Radio Evropa e Lirë mëson nga burime brenda BE-së se presidenca sllovene e Bashkimit Europian ka përfshirë Shqipërinë dhe Serinë në mesin e shteteve që rrezikojnë të hiqen nga lista e vendeve të sigurta për udhëtimet drejt shteteve anëtare. Për këtë çështje, do të diskutohet të mërkurën më 8 shtator, nga ambasadorët e BE-së.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Nëse ata do të vendosin pro kësaj mase, qytetarët shqiptarë dhe ata serbë nuk do të udhëtojnë më pas kufizimeve në shtetet e bllokut.

BE-ja e përditëson çdo dy javë listën e vendeve të sigurta dhe atyre me rrezik të lartë infektimi. Vendimet bazohen në të dhënat për numër të infektuarish në raport me popullsinë, dhe si Shqipëria ashtu edhe Serbia kanë shënuar përkeqësim të situatës epidemiologjike.

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim

Më 30 gusht, BE-ja zyrtarisht hoqi Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut nga lista e “vendeve të sigurta”, për shkak të shifrave në rritje mes përhapjes së variantit delta. Pavarësisht vendimit, Këshilli i BE-së tha se shtetet anëtare mund të vendosin rregulla të veçanta se si do t’i trajtojnë qytetarët e vaksinuar nga këto vende.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *