Lajme

Rritja e pagave të mjekëve, Shehu: Në 5 vite ikën 857 mjekë, “sheqerosje” për pagat e ulëta

Kryeministri Edi Rama dy muaj para zgjedhjeve deklaroi se do të rrisë pagat e mjekëve specialistë me 50 mijë lekë.

Për këtë, Tritan Shehu deklaroi se rritja erdhi në një kohë kur 857 mjekë janë larguar nga vendi e për të ndaluar lëvizjen e lirë të studentëve pas përfundimit të shkollës.

“Rama sot ne “Kongresin e Shendetesise” si Adil Carcani ne si motren e tij, “Konferencen kombetare te mjekesise” te 1989!

Ne nje kohe kur ne 5 vite zyrtarisht 857 mjeke jane larguar nga Shqiperia.
Rama zotohet te ndaloje levizjen e lire te mjekeve mbas studimeve!
Njelloj si Adili atehere.

Rama si Adili atehere zotohet se do t’i heqe “pasaporten” atyre per te…..
Por ai haron se levizja e lire eshte nje e drejte universale!
Ai mburet se studentete mjekesise paguajne vetem 1/16 e shpenzimeve te studimeve!

Ai ja kalon dhe Adilit, i cili nuk kerkoi bashkepagesa per studimet universitare.
Dhe ketu flasim per universitet publike, per studimet publike, qe jane detyrim kushtetues i shtetit t’i financoje plotesisht!
Ndersa per pagat kerkon te “sheqerose” nivelin e tyre, qe na rendit edhe ne fund te Rajonit.

Deklaron se mjekeve specialiste do tu shtohen rreth 430 E.
Duke perfshire edhe indeksimin e inflacionit! Aktualisht e kane 520 E e keshtu shkon ne 950 E, kur paga me e ulet e tyre ne Kosove eshte1195 E.

Ndersa mjekeve te pergjithshem e infermiereve do tu rriten 7%, gje qe nuk mbulon as indeksimin e inflacionit, pra realisht do tu ulen. Nderkaq Kosova vetem kete vit dy fishoi pagat ne shendetesi.

Me tej ngaterohet keq kur flet per autonomine spitalore.

Deklaron se po fillon te testohet ne spitalin “Memorial” te Fierit, por haron dy gjere:
Se pari ai nuk eshte nje spital publik i mirefillte, ka nje status te cuditshem!
Se dyti autonomia spitalore kishte filluar te testohej ne Spitalin e Durresit etj qe reth vitit 2009. Eshte qeverisja e tij qe na ka kthyer vite mbrapa.

Se treti nuk sjaron si mund te kete autonomi spitalore per indekset e kostos, konkretisht sistemin DRG!? Ne fakt puna per DRG kishte filluar qe me 2009!
Aktualisht asgje! Cudirat e sotme te Rames keto!”

Rruga Press

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *