Lajme

Rritja e karburanteve prek drejtpërdrejt fermerët, Në Fier mungojnë subvencionet, fermerët: Po falimentojmë

Fermerët në Fier ankohen për rritjen e çmimeve, ndërsa thonë se shteti nuk po i ndihmon në asnjë mënyrë at. Ata shprehen se zgjidhja e vetme në këto kushte është shitja e bagëtive dhe lënia e bujqësisë.

Fermerët dhe blegtorët e zonës së Sektor Semanit në Fier po kalojnë një periudhë pasigurie dhe frike për të ardhmen.

Çmimi i naftës ka prekur vlerat më të mëdha ndonjëherë në vendin tonë, ndërsa bashkë me karburantin janë rritur pothuajse të gjitha produktet e tjera që për fermerët po bëhet e papërballueshme.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

“Jemi zero. Nafta ka shkuar 2 mijë lekë litri. Shteti e ka në dorë sepse me këto mbahen të gjitha punët”

“Çmimet janë në stratosferë, sidomos nafta. Toka nuk po punohet.”

Thonë se ndihma e shtetit për ta nuk ekziston.

“Ministrja mund të bëjë shumë gjëra e fjalë, por nuk e di kush është ministre. Se kam parë që të ngrejë problemin e fermerëve.”

Të gjendur përballë rritjes së çmimeve, dhe neglizhencës së shtetit, ata thonë se e vetmja zgjidhje është që të mos merren më as me bujqësi e as me blegtori.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

“I bie që edhe pse kemi një jetë të tërë që merremi me këtë punë, do të detyrohemi t’i heqim.”

Ky vit ka qenë një periudhe e vështirë për fermerët e Fierit pasi ata disa herë kanë shprehur zhgënjimin e tyre si me farërat, me përmbytjet dhe me mungesën e tregut për produktet./ora/

Rruga Press

YouTube player