Lajme

Rritja e çmimeve në Kukës, prefekti: Të ndëshkohen tregtarët që abuzojnë

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, veçanërisht në prag të festave të fundvitit, duket se ka vënë më shumë në vështirësi pensionistët dhe shtresat në nevojë në bashkinë e Kukësit.

Mjafton një vëzhgim në tregun e qytetin dhe nuk është e vështirë të kuptosh nivelin e ulët të blerjeve, ashtu sikurse nuk është e vështirë të gjesh persona që më shumë shikojnë se sa blejnë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rritja e çmimeve duket se ka shqetësuar edhe prefektin e Kukësit, i cili ka urdhëruar kontrolle dhe marrjen e masave të ashpra ndaj tregtareve abuzues.

Çdo fundviti, konsumatorët kuksianë janë përballur me rritje të çmimeve, duke bërë që blerjet në shportën e tyre të jenë çdo vit e me te pakta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *