Sport

Hasenhuttl: Broja e rrëmbeu shansin, hapi i duhur që erdhi te ne

Ralph Hasenhuttl ka thurur elozhe për Armando Brojën në konferencën për shtyp para ndeshjes me West Ham United. Trajneri austriak për mediat ka deklaruar: “Ai e rrëmbeu shansin në momentin e dëmtimit të Che. Ishte i gatshëm dhe bëri gjithçka që të merrte një shans tjetër. Kjo është ajo që duhet të bësh si lojtar i ri.

Golat e shënuar tregojnë historinë e saj që ai ka kaluar që kur ka ardhur këtu. Në fillimin kishte një nisje të ngadaltë, por unë jam shumë i impresionuar për zhvillimin e tij”.

Lexo më shumë  Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen sot në finalen e Ligës së Evropës: Bergamaskët për trofeun e parë, kampioni gjerman për ta ndjekur ‘tripletën’

“Ne stërvitemi pak më ndryshe nga Chelsea. Jemi shumë intensivë në seanca dhe një lojtar i ri duhet të përshtatet me këtë gjë. Disa u duhet pak më shumë kohë, disa ecin më shpejt në këtë drejtim. Jam shumë i lumtur për zhvillimin e tij deri më tani.

Mendoj se ishte hapi i duhur që erdhi këtu, për të marrë mundësinë. Ne njihemi si një klub ku lojtarët e rinj kanë një shans për të luajtur në Premier League. Kur e ka atë shans, duhet ta rrëmbesh dhe kjo është ajo që bëmë. Armando po bëhet çdo ditë e më i mirë”.

Lexo më shumë  Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *