Lajme

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Bordi i karburanteve ka rritur çmimin e naftës dhe benzinës.

Sipas vendimit të fundit, nafta do të shitet në pompa me 235 lekë për litër, nga 226 lekë për litër që është aktualisht.

Benzina, nga 209 lekë për litër, rritet në 211 lekë për litër.

Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë për litër, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e kësaj të Marte, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *