Lajme

Rritet numri i vdekjeve në Shqipëri, 18% më shumë se viti 2020, në rënie numri i lindjeve

Numri i vdekjeve në Shqipëri është rritur në nëntë muajt e parë, krahasuar edhe me vitin pandemik. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në harkun e muajve janar-shtator, humbën jetën 21,471 qytetarë nga 18,208 në vitin 2020.

Rritja e fataliteteve në zërin e ekspertëve të Shëndetit Publik, nuk erdhi vetëm si shkak i humbjeve të qytetarëve që nuk mundën të përballonin virusin në spitale si dhe në banesë, por edhe nga pasojat që Covid-19 la te pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese, duke i rënduar ato më tepër.

Vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare zënë 52,2 për qind të vdekjeve në vitin 2020, ku humbën jetën 14.422 qytetarë, me një rritje prej 23,2 për qind krahasuar me vitin 2019. Po në vitin 2020, tumoret zunë 13% të vdekjeve, ku humbën jetën 3589 qytetarë.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze Tuppurainen: Kosova është pjesë e Evropës demokratike. Kënaqja e Serbisë nga Gjermania, Franca dhe Italia kundër interesave tona

E megjithatë shifrat vijojnë të rriten edhe për këtë vit. Krahasuar me mesataren e viteve 2016-2019, ku shifra e fataliteteve ishte 16,359, treguesi u rrit me mbi 31 për qind këtë vit.

Që nga marsi i 2020-ës, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, në vend janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019.

Sipas të dhënave nga INSTAT, Tirana është edhe qarku me rritjen më të lartë të vdekshmërisë me 44 %. Pas saj renditen Fieri me 40.3 %, Durrësi me 33.7 dhe Lezha me 31.8 %.

As projeksionet e shtesës së popullsisë nuk janë në shifrat e parashikuara. Popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, sipas projeksioneve të përditësuara, llogaritet të jetë 2.745.996 banorë. Ky numër është rreth 36 mijë banorë më pak krahasuar me numrin e popullsisë në Projeksionet e Popullsisë 2011 – 2031.

Lexo më shumë  Qeveria e Ramës po i kryen punët e jashtme të Serbisë

Ndryshimi i këtij numri është pasojë direkte e normava më të ulta të lindshmërisë dhe shpërndarja gjinore e emigrantëve, e cila nuk përkon me hipotezën e Projeksioneve të Popullsisë 2011 – 2031.

Rritjen e vetme në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Kukësit me 2,2 %. Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të tretë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Gjirokastrës me – 24,0 %.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *