KryesoreLajme

Rritet numri i turistëve në Kosovë, këto janë vendet nga vijnë

Numri i turistëve që vizitojnë Kosovën, është rritur nga viti në vit. Sipas të dhënave të  Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në janar të këtij viti, kishte më shumë vizitorë në hotele se sa një vit më parë.

Në janar të vitit  2024, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte 77 295, prej tyre 42,1% ishin vendorë dhe 57,8% ishin të jashtëm.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Krahasuar me muajin janar të vitit 2023 sa ishin 51 253 vizitorë, kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 50,8 për qind.

Sa i përket vizitorëve nga jashtë, krahasuar me periudhën paraprake Janar 2023, ka rritje të vizitorëve për 50,8%. Në total, 77 295 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania dhe Turqia.

 Numri i net-qëndrimeve ishte 152 051, prej tyre 38,5% nga vendorët dhe 61,4% nga të huajt.

 Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e kishte rajoni i Pejës me 19 472 vizitorë dhe më 33 080 net-qëndrime.

YouTube player