KryesoreLajme

Kurti në përvjetorin e demonstratave të ’81-shit: Jugosllavia i shtypi shqiptarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së demonstratave të 1981-shit, duke thënë se aty ishte ngjizur një lëvizje e tërë për artikulimin e pakënaqësive ndaj Jugosllavisë.

Kurti ka shkruar në Facebook të hënën se shqiptarët nën Jugosllavi ishin të nënpërfaqësues, të diskriminuar, të shtypur dhe të prapambetur ekonomikisht.

“Nga ky reagim u ngjiz një lëvizje e tërë e aktivizmit politik, që duke artikuluar politikisht pakënaqësinë e shqiptarëve të Kosovës ndaj pabarazisë në qasje të shtetit federativ të Jugosllavisë, brenda një muaji, nxori në rrugë për të demonstruar qindra mijëra njerëz të një popullsie të Kosovës asokohe diç më shumë se një milion e gjysmë. Demonstratat e vitit 1981 ishin revoltë gjithëpopullore ndaj një periudhe të gjatë ku shqiptarët në Jugosllavi ishin të nënpërfaqësuar, të diskriminuar, të shtypur, të eksploatuar ekonomikisht, të kufizuar në të drejta kulturore dhe politike. Kështu, Kosova ishte lënë si zona më e pazhvilluar dhe më e prapambetur në Jugosllavi, porsi një koloni”, ka shkruar kryeministri.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Ai ka shtuar se demonstratat e ’81-shit nxorën parullën “Kosova Republikë”, duke thënë se ajo prodhoi gjeneratë të re të aktivistëve politikë.

“Shumë nga aktivistët dhe të burgosurit e demonstratave të vitit 1981, do të angazhoheshin edhe në lëvizjen për çlirimin e Kosovës në dekadën pasuese, që kulmoi me çlirimin e Kosovës nga Serbia në qershor të vitit 1999. Në kujtim të të gjithë të vrarëve nga policia gjatë dhe pas demonstratave të vitit 1981, si dhe në shenjë mirënjohje për përpjekjet e atij brezi për lirinë e Kosovës”, ka theksuar ai.

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo
YouTube player