BallinaKuriozitete

“Rritet” mali Everest

Nuk rriten vetëm njerëzit, por edhe malet. Maja më e lartë në botë, mali Everest është rritur me pothuajse 1 metër pas disa kalkulimeve të fundit të ekspertëve.

Nepali dhe Kina kanë njoftuar se pas llogaritjeve të fundit mali Everest është zgjatur me 86 centimetra. Deri më tani vendet ishin të ndara pasi nuk numëronin sasinë e borës në majë. Lartësia e re është 8,848.86 metra.

Everesti qëndron në kufirin mes Kinës dhe Nepalit. Ngjitësit përdorin rrugë nga të dyja shtetet për të shkuar në majë.

Zyrtarë nga  Ministria e Jashtme e Nepalit thanë se ekspertët nga të dyja vendet ranë dakord për lartësinë e re.

Marrëveshja për të shpallur matjen e re të pikës më të lartë të botës u bë gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në kryqytetin nepal, Kathmandu, vitin e kaluar.

YouTube player