Lajme

“Rritet” gjeli i detit, çmimi para festave shkon në 1000 lekë për kilogram

Tregu i gjelave të detit në në Baldushk nuk bën përjashtim nga zinxhiri i rritjes së çmimeve në të gjithë vendin. Këtë vit në prag të festave, gjeli i detit po shitet me 1 mijë lekë nga 800 që ka qenë një vit më parë. Shkak sipas fermerëve është bërë rritja e çmimit të mistrit, por edhe një sëmundje që ka reduktuar numrin e krerëve në dispozicion.

Siç është bërë traditë tashmë, tryezës së familjeve shqiptare nuk ka si t’u mungojë natën e ndërrimit të viteve gjeli apo pula e detit. Por këtë vit edhe çmimi i tyre për kg ka pësuar rritje në krahasim me vitin e shkuar.

Lexo më shumë  Tabela/ Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Fermerët në Baldushk thonë se zinxhiri i rritjes së çmimeve ka prekur dhe tregun e shpendëve.

Çmimi i shitjes luhatet nga 800 lekë kilogrami që ishte një vit më parë në 900-1000 lekë kilogrami këtë vit.

Shkak për këtë thonë se është rritja e çmimit të mistrit.

“Ka shku misri 70-80 mijë kuintali. Kanë për të shku dhe 12 mijë lekë pulat dhe gjelat.”

“80 mijë lekë kuintali i misrit.”

Këtë sezon një tjetër dëm është krijuar nga një sëmundje që ka sjellë edhe reduktimin e krerëve në dispozicion për tu tregtuar.

Lexo më shumë  Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

“Janë shfarosur të gjithë ku ka ra.”

Bajram Balla, fermer i kësaj njësie administrative, tregon se  prenotimet kanë nisur që para një muaji.

“Kam klientë prej 20 e ca vitesh, është vend i pastër, nuk ka moçale.”

Me afrimin e festave pritet që edhe pika e posaçme e tregtimit të gjelave të hapet në ditët në vijim për të mësuar nëse çmimi do të jetë po i njëjti apo më i lartë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *