Lajme

Rritet çmimi i vezëve, 10 lekë më shumë në vetëm tre ditë

Në Shqipëri rriten rreth 5 milionë pula. Vetëm në Qarkun e Durrësit, ku dhe ndodhen stabilimentet e prekura nga sëmundjet, gjenden rreth 1 milionë të tilla, thënë ndryshe 20% e totalit.

Ngordhja e mbi 365 000 pulave si pasojë e gripit dhe sëmundjes tjetër, laringo-trakeit, ka përgjysmuar sasinë e vezëve të prodhuara. Nga 1 350 000 vezë që prodhoheshin mesatarisht në këto stabilimente në muajin shkurt, shifra ka rënë aktualisht në rreth 720 000.

Lexo më shumë  Regjistrohet edhe Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë

Mungesa e produktit në treg ka bërë që çmimi i një veze të rritet mesatarisht me 10 lekë brenda pak ditësh.

Për të amortizuar disi shtrenjtimin, ekspertët rekomandojnë mbështetje financiare ndaj kompanive të rritjes së pulave dhe prodhimit të vezëve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në Shqipëri prodhohen mesatarisht 861 milionë vezë në vit. Dhe duke qenë se kanë ngordhur deri më tani gati 400 000 shpendë, numri i vezëve të munguara në treg llogaritet në afro 60 milionë përgjatë këtij viti, nëse pulat e ngordhura nuk zëvendësohen.

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *