Rriten tensionet në lindje të vendit,Ukraina: Janë vrarë 2 ushtarë, 12 të tjerë të plagosur
Ushtria ukrainase raportoi sot se janë vrarë dy ushtarë të saj dhe 12 të tjerë janë plagosur pas sulmeve nga separatistët pro-rusë në lindje të vendi përgjatë 24 orëve të fundit. Në raportimin e bërë, forcat e armatosura ukrainase shtojnë se janë regjistruar 84 raste të bombardimeve nga separatistët pro-rusë, të cilët kanë hapur zjarr ndaj 40 pikave mbrojtëse në kufirin ruso-ukrainas nëpërmjet artilerisë.
Raportimi vjen në kohën kur presidenti i Rusisë Vladimir Putin firmosi dje njohjen e Luhanskut dhe Donbasit si zona të pavarura nga Ukraina. Më pas, ai urdhëroi hyrjen e forca ushtarake ruse në këto rajone separatiste me mision paqeruajtës. Sekretari amerikan Antony Blinken i konsideroi të turpshme veprimet e Putin.
Sot po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me situatën e nderë të krijuar në Ukrainë.
Burimi: Deccan Herald
Rruga Press