Bota

Rriten tensionet në kufirin Bjellorusi-Poloni

Një irakian është gjendur i vdekur në kufirin Bjellorusi-Poloni, sipas mediave polake. Ky është emigranti i dhjetë që humb jetën në përpjekje për të kaluar kufirin e dy vendeve.

Rojet kufitare bjelloruse thanë të shtunën se burri kishte vdekur në anën polake të kufirit. Ata theksuan gjithashtu se autoritetet polake kishin detyruar emigrantët e tjerë që ta transportonin trupin në territorin bjellorus.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

Një përfaqësues i rojeve kufitare polake tha se “nëse do të kishte një incident të tillë nga pala polake, rojet kufitare do të ishin informuar”. Sipas burimeve shtatë nga dhjetë emigrantët që humbën jetën në kufi u gjetën në territorin polak.

Mijëra emigrantë dhe refugjatë, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme, kanë kaluar ose janë përpjekur të kalojnë kufijtë e Bjellorusisë me Lituaninë, Poloninë dhe Letoninë gjatë muajve të fundit.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Bashkimi Europian ka akuzuar presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko se ka provokuar qëllimisht një rritje të fluksit të emigrantëve, si hakmarrje për sanksionet ekonomike të vendosura nga Brukseli.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *