BallinaLajme

Rriten prurjet në tre HEC-t e kaskadës së Drinit, nis shkarkimi në Vaun e Dejës

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), informoi se ka filluar shkarkimet e kontrolluara në hidrocentralin e Vaut të Dejës, me synim parandalimin e shkarkimeve të mëdha që mund të krijojnë problem në momentet e pikut të prurjeve natyrore.

“Shkarkimet po menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike dhe bazuar në informacionin aktual të prurjeve, nuk përbëjnë rrezik dhe nuk do të kenë impakt negativ në zonën e kanalit të shkarkimit”, bën të ditur KESH.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në 25-të vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit: Drejtësia për të nuk ka filluar ende

Sipas të dhënave, prurjet në HEC-in e Fierzës llogariten 500 m3/s, në Koman 600 m3/s, ndërsa në Vaun e Dejës, 150 m3/s.

Niveli shkarkimet në Vaun e Dejës llogaritet 900 m3/s, ndërsa në Koman llogariten 500 m3/s.

Të dhënat e kaskadës për ditën e sotme:

Rruga Press

YouTube player