Lajme

Rriten kërkesat për subvencione, për blegtorët situata paraqitet më e vështirë

Numri i fermerëve dhe blegtorëve që kanë aplikuar për subvencione nga shteti ka pësuar një rritje të konsiderueshëm këtë vit dhe ky trend vërehet edhe në qarkun e Vlorës, që është një ndër qarqet ku fermerët mbarështojnë më shumë bagëti të imëta.

Drejtuesi i veterinarisë dhe bimëve në qarkun e Vlorës konfirmon fluksin e aplikimeve për subvencione.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Por për blegtorët subvencionet pavarësisht se janë një ndihmë, sërish nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet që vijnë edhe si pasojë e çmimeve të larta për shkak të situatës që po kalon Europa në përgjithësi. Gjithashtu, blegtorët i dëmton shumë dhe mungesa e krahut të punës.

Një mbështetje më e madhe e shtetit për këta blegtorë që kanë lidhur jetën dhe punën e tyre me mbarështimin e bagëtive, do të ishte një hap pozitiv jo vetëm për ta, por edhe për cilësinë e produkteve që shkojnë te konsumatori.

Lexo më shumë  Prokuroria i ngren aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *