Bota

Rriten çmimet e naftës pas sulmit të SHBA-së dhe Britanisë në Jemen

Çmimet e naftës u rritën me 4 për qind pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe nisën sulmet në Jemen lidhur me sulmet e fundit nga rebelët Houthi mbi anijet në Detin e Kuq, shkruan BBC të premten.

Nafta e papërpunuar Brent arriti në 80 dollarë për fuçi për herë të parë këtë vit pasi rebelët e mbështetur nga Irani u zotuan të hakmerren kundër veprimeve ushtarake nga fuqitë perëndimore.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

Brent Crude – standardi ndërkombëtar për çmimet e naftës për pjesën më të madhe të botës – arriti në 80.55 dollarë për fuçi ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor të SHBA-së u rrit me 2.71 për qind në 74.73 dollarë.

Pavarësisht rritjes, çmimi është nën nivelet e arritura kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Por qeveria britanike ka frikë se nëse përhapet ndërprerja në trafikun e mallrave, energjia mund ta marrë një tjetër goditje.

Sipas BBC-së, qeveria në Britani ka përgatitur skenarët në rast të rritjes së çmimeve të naftës.

Lexo më shumë  Kurti takon kryeministrin britanik: Britania është aleate e posaçme e Kosovës

Çmimet më të larta të energjisë rrezikojnë të nxisin inflacionin, i cili ka filluar të ngadalësohet në shumicën e vendeve.

Ndërkohë, kostoja e transportit të kontejnerëve në anije është rritur, që do të thotë se kompanitë mund të zgjedhin t’ua kalojnë këtë shpenzim konsumatorëve.

Rruga Press

YouTube player