Bota

Rrëzohet avioni me turistë në Peru, të paktën shtatë viktima

Një avion me një grup turistësh është rrëzuar në provincën jugore të Ica, Peru.

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur kur avioni po përgatitej të kthehej në aerodromin e zonës.

Ndërkohë policia në Peru njoftoi se viktimat janë piloti, shoqëruesi i pilotit dhe pesë turistë të huaj, me kombësi amerikane, holandeze dhe kiliane.

Rruga Press

YouTube player