Lajme

Rrëzohen muret e Lissusit Antik, banorët nën kalanë e Lezhës: Rrëshqitjet na rrezikojnë jetën

Me reshjet e shiut është rikthyer edhe rrëshqitja e gurëve nga Kalaja e Lezhës. Banorët që jetojnë pranë mureve antike, thonë se fenomeni ka nisur 4 vite më parë por institucionet nuk kanë marrë masa parandaluese.

Gurët nga Kalaja e Lezhës nisën të rrëshqasin pas reshjeve të shiut.

Ato tanimë janë kthyer në një kërcënim, për zonën e banuar në anën veriore të kalasë së qytetit të Lezhës.

Lexo më shumë  Daily Mail citon Irfan Azizin në gjykatën britanike: "Këta njerëz kanë kryer vrasje për Kryeministrin (Edi Rama) me urdhër të tij dhe për Ministrin e Brendshëm. Kam prova""

Fenomeni i nisur 4 vite më parë duket se tanimë nuk ka të ndalur.

“S’e ka vrarë njeri mendjen, u bënë 4 vjet të paktën.”

“Këtu duhet të ishin marrë masa para 30 vitesh, nuk mund të merren përnjëherë.”

Banorët e zonës e situatën e krijuar e cilësojnë të rrezikshme dhe fajësojnë institucionet se nuk kanë marrë asnjë masë.

“Janë shembur para 4 vjetësh dhe nuk i ka prekur askush.”

“Është problem.”

Krahas rrezikut për zonën e banuar, rrëshqitja e gurëve antik është një dëm i madh dhe për historinë e Lezhës./ora/

Lexo më shumë  Rama vazhdon me PPP-të/ Në vend që tu lehtësojë shpenzimet, qeveria i rrit. Deri në vitin 2030, rreth 20% e rrugëve me pagesë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *