Lajme

Rrëzimi i qeverisë në RMV, E Majta tërhiqet nga nisma, Alternativa pro shkarkimit të Zaev

17 deputetë, mes të cilëve edhe kryetari i partisë “E Majta”, Levica, kanë tërhequr nënshkrimet nga nisma për rrëzimin e qeverisë. Kjo vjen pas reagimeve të deputetëve të Alternativës, të cilët nuk donin të jenë pjesë e nismës bashkë me kryetarin e partisë “E Majta”, për shkak të qëndrimeve të tij antishqiptare.

“Gjatë këtyre ditëve u paraqit një pengesë mjaft substanciale për ne, si parti Alternativa dhe ne mund të ju informojnë se ajo pengesë sot është evituar, zoti Apasiev e ka tërhequr nënshkrimin e tij nga lista për mosbesimin e Qeverisë dhe ne si katër deputetë të Alternativës, kemi vendosur që unanimisht të unifikuar bashkë, nesër të votojmë për mosbesimin e Qeverisë”, thotë Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Edhe VMRO/DPMNE konfirmoi se është bërë korrigjim i nismës dhe në të nuk figuron më kreu i partisë “E Majta”. Gjithsesi, opozita thotë se i ka 61 votat e nevojshme, madje dhe më shumë se aq, për ta rrëzuar qeverinë.

“Nesër do të votohet mosbesimi ndaj qeverisë në dorëheqje dhe kryeministri në dorëheqje Zoran Zaev. Nisma mbetet, ndërsa Rregullorja e Kuvendit lejon korrigjimin teknik të nismës, pa zhvendosur afatet për votimin e saj. Do të bëjmë korrigjim teknik i cili do tu japë mundësi deputetëve të caktuar të cilit kishin vërejtje, ta gjejnë veten në listë dhe të votojnë kundër qeverisë së Zaevit”, shprehet Antonio Milloshoski, nga VMRO/DPNME.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Seanca parlamentare për votëbesimin ndaj Qeverisë fillon nesër në orën 11:00. Seanca duhet të përfundojë me votim pak para mesnate.

Kujtojmë që Zoran Zaev dha dorëheqjen pak humbjes në zgjedhjet vendore, por nuk e bëri këtë zyrtarisht. Por organet më të larta të LSDM-së vendosën mbrëmjen e se hënës që dorëheqja e Zaevit të shtyhet, për shkak të “gjendjes në të cilën ndodhet vendi”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *