Bota

Rreziku rus, Finlanda merr vendimin drastik

Pas arratisjes masive të qytetarëve rusë në Finlandë, pas njoftimit të Putinit për mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve, dhe me synimin për t’u mbrojtur nga emigracioni i parregullt, qeveria e Finlandës ka arritur një marrëveshje unanime me të gjitha forcat politke për të vendosur një gardh në pjesët më të cenueshme të kufirit me Rusinë.

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, pas marrëveshjes mes ekzekutivit dhe opozitës, tha: “Duhet të sigurohemi që kufiri të ruhet mirë dhe të jemi në gjendje të parashikojmë se çfarë mund të ndodhë aty”.

Punimet do të zgjasin maksimumi katër vjet dhe gardhi do të ketë një gjatësi maksimale prej 260 kilometrash, domethënë midis 10 dhe 20% të 1340 kilometrave të kufirit midis Finlandës dhe Rusisë.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Projekti, i cili do të ketë një investim prej “disa qindra milionë euro”, siç shpjegohet nga qeveria finlandeze, përfshin vendosjen e një gardhi disa metra të lartë dhe me tela me gjemba sipër. Përveç kësaj, do të ketë kamera vëzhgimi, video në seksionet kufitare që konsiderohen të jenë me rrezik më të madh. Autoritetet e vendit parashikojnë se punimet do të nisin verën e ardhshme.

Megjithatë, kjo nuk është masa e parë që Finlanda ka marrë në lidhje me Rusinë. Shtatorin e kaluar, për shkak të largimit të qytetarëve rusë, masa e parë e miratuar nga ekzekutivi ishte kufizimi i dhënies së vizave për rusët. Një masë që shkoi deri në mbylljen e kufijve të saj për turistët rusë.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Vetëm në shtatë ditët pas shpalljes së mobilizimit të urdhëruar nga Presidenti rus, numri i personave që kaluan kufirin u rrit me 86%. Sipas të dhënave, vlerësohet se më shumë se 50 000 qytetarë rusë mbërritën në Finlandë. Kjo situatë ka ndodhur edhe në vende të tjera në kufi me Rusinë, si Gjeorgjia dhe Mongolia. Sipas llogaritjeve të Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë, më shumë se 50 000 rusë mbërritën në fund të shtatorit, duke i shtuar më shumë se 40 000 që kanë mbërritur që nga fillimi i ofensivës në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *