BotaKryesore

Rreziku nga sulmi rus, finlandezët nisin stërvitjen ushtarake

Në Finlandë popullsia është gjithnjë e më e shqetësuar për kërcënimin rus teksa lufta në Ukrainë vazhdon, ku jo vetëm që kanë shtuar kërkesën për tu anëtarësuar në NATO, por edhe civilët kanë nisur të stërviten ushtarakisht.

Për banorët e Lahtit, në jug të Finlandës, është koha që të stërviten në një bazë ushtarake në mes të pyllit.

Ata praktikojnë teknika luftarake, ndihmën e parë, ushtrime gjuajtjeje me pushkë dhe municione të tjera, por asnjë nga pjesëmarrësit nuk janë ushtarë që kanë karrierë në forcat ushtarake.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Një prej qytetarëve që është pjesëmarrës në stërvitje tha se janë 5 milionë banorë, të cilët duhet të bejnë të pamundurën për të mbrojtur vendin e tyre.

“Jemi vetëm pesë milionë banorë, kështu që nëse duam të mbrojmë vendin tonë, shumë prej nesh duhet të mësojnë të gjuajnë me armë”, tha qytetari.

Ky është koncepti finlandez i mbrojtjes totale, ku pjesëmarrja në këto ushtrime nuk është e detyrueshme, por sipas instruktorëve, 80% e popullsisë së rritur merr pjesë të paktën një herë në vit.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Për një kohë të gjatë, finlandezët besonin se kjo mbrojtje ishte e mjaftueshme dhe se vendi mund të qëndronte neutral, por gjërat po ndryshojnë në mënyrë dramatike.

Me pushtimin rus të Ukrainës shumica e finlandezëve tani janë në favor të anëtarësimit në NATO.

Nga ana e saj, Rusia ka kërcënuar me pasoja të rënda ushtarake nëse Finlanda anëtarësohet në NATO. Prandaj, në të gjithë vendin po kontrollohen strehimoret e sulmeve ajrore, të cilat janë të detyrueshme në shumicën e ndërtesave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *