Bota

Rreziku nga Omicron, shtetet “vrapojnë” drejt dozës së katërt

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Izraeli do të fillojë të aplikojë një dozë të katërt të vaksinës kundër koronavirusit me efekt të menjëhershëm për njerëzit e moshës 60 vjeç e lart, punonjësit mjekësorë dhe njerëzit me sistem imunitar të dobwt, njoftoi të martën, pas një rekomandimi nga paneli i ekspertëve të koronavirusit.

Sipas CNN, ata që kualifikohen për dozën e katërt mund ta marrin atë me kusht që të kenë kaluar të paktën katër muaj nga doza e tretë. Në Izrael, pothuajse të gjithë qytetarët e vaksinuar kanë marrë vaksinën Pfizer/BioNTech. Një nga anëtarët e panelit të ekspertëve tha se vendimi për të rekomanduar një dozë të katërt nuk ka qenë i lehtë.

“Ne nuk kemi ende të dhëna për nivelin e imunitetit, siç kishim kur vendosëm për dozën e tretë, por nga ana tjetër, ka të dhëna vërtet të frikshme atje në pjesën tjetër të botës. Në një situatë si kjo, nëse nuk veproni menjëherë, humbisni trenin, tha profesoresha Galia Rahav. 

Lexo më shumë  Epoka e paqes në Evropë ka përfunduar, thotë ministri i Jashtëm ukrainas

Kryeministri izraelit Naftali Bennett e mirëpriti rekomandimin dhe inkurajoi qytetarët që të vaksionhen sa më shpejt që të mundeshin. Bennett gjithashtu përshëndeti përpjekjet e Izraelit në trajtimin e virusit deri më tani, duke thënë se vendi vazhdon të qëndrojë në ballë të përpjekjes globale për t’u marrë me pandeminë.

“Lajm i mrekullueshëm, mos humbni kohë, shkoni vaksinohuni. Qytetarët e Izraelit ishin të parët në botë që morën dozën e tretë të vaksinës Covid-19 dhe ne po vazhdojmë të jemi pionierë edhe me dozën e katërt,” tha ai në një deklaratë të martën.

Kur bëhet fjalë për Covid-19, duket se ku udhëheq Izraeli, pjesa tjetër e botës e ndjek, me vendin që u ofron kombeve të tjera një paraqitje të shkurtër të së ardhmes së pandemisë për gati një vit. Izraeli ka qenë në krye të përhapjes së vaksinimit për të rriturit dhe adoleshentët, ka qenë pionier i një pasaporte vaksine dhe, muajt e fundit, ka udhëhequr përdorimin e vaksinave përforcuese. Në fund të korrikut, vendi filloi të ofrojë përforcues të vaksinës për ata mbi moshën 60 vjeç; që nga fundi i gushtit, përforcuesit kanë qenë të disponueshëm për këdo mbi moshën 16 vjeç, pesë muaj pas dozës së dytë të vaksinës.

Lexo më shumë  Paketa amerikane 61 miliardëshe, Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Numri i përgjithshëm i rasteve të reja me Covid në Izrael arriti në 1,300 të hënën, një shifër që nuk është arritur që nga mesi i tetorit. Ndërkohë, koeficienti R i vendit,  numri i personave të infektuar nga çdo person me Covid-19 shkoi në 1.28, niveli i tij më i lartë që nga fillimi i gushtit, kur Izraeli ishte në kulmin e valës së katërt. Komiteti ministror i qeverisë i ngarkuar me drejtimin e politikës mbi pandeminë u takua gjithashtu të martën, duke vendosur për një sërë masash të reja në vazhdën e valës së re të infeksioneve të sjellë nga Omicron.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *