Shëndetësi

Rreziku i vajit të palmës, nga të sëmurët kronikë e deri te fëmijët, çfarë ndodh në Shqipëri?

Një studim i publikuar së fundmi në Spanjë, por që mori jehonë edhe në vend të tjera të Europës, ka provuar se të sëmurët me kancer, vaji i palmës ndikon në rritjen e qelizave kancerogjene.

Të rriskuar janë edhe qytetarët e shëndetshëm apo edhe fëmijët të cilët konsumojnë produkte me përmbajtje apo të gatuara me vaji palme.

Në muajin shtator të këtij viti, KLSH kritikoi punën e AKU mbi kontrollet e pamjaftueshme ushqimore, ku një subjekt të investiguar u konstatua se ka shitur 20 mijë kilogramë djathë me vaj palme, për të cilin nuk ka pasur bllokim apo analiza laboratorike.

Gjurmshmëria e produkteve në të cilat abuzohet me vajin e palmës është sfida më e madhe për autoritetet.

Përveç bulmetit, patatinave dhe ëmbëlsirave, vaji i palmës gjendet edhe te produktet e sallamit, frutave të thata si dhe ushqimeve të konservuara./a2/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *