Bota

Rreth tre të katërtat e vendeve të BE-së mund të duan që Rusia të përjashtohet nga SWIFT

Analizë nga Adam Parsons, Sky News

Kur Joe Biden thotë se Evropa nuk është e përgatitur të flakë Rusinë nga sistemi global i pagesave ndërbankare SWIFT, ai ka vetëm gjysëm të drejtë.

Bashkimi Evropian do të miratojë një paketë sanksionesh sonte dhe është pothuajse e sigurt që nuk do të përfshijë përjashtimin nga sistemi SWIFT.

Lexo më shumë  Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

Kjo sepse miratimi i kësaj paketë kërkon miratim unanim.

Realiteti është se ka shumë vende të BE-së që do të ishin mjaft të kënaqur të shihnin Rusinë të përjashtuar nga SWIFT sa më shpejt të jetë e mundur.

Një diplomat i lartë më tha se mund të jetë deri në tre të katërtat e shteteve anëtare – me fjalë të tjera, larg nga ngurruesja e Evropës, një shumicë e qartë e liderëve të ulur rreth tryezës do ta mbështeste një lëvizje të tillë.

Lexo më shumë  Trump: ShBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

Megjithatë, Gjermania, Hungaria, Italia dhe Austria janë më ngurruese dhe derisa të binden, atëherë nuk do të ketë unanimitetin e kërkuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *