Bota

Rreth 800,000 ukrainas kanë arritur në Poloni

Rreth 787,300 persona që kanë ikur nga lufta në Ukrainë kanë mbërritur në Poloninë fqinje deri më tani, njoftuan të shtunën autoritetet polake.

Vetëm të premten nga Ukraina në Poloni kanë hyrë 106,400 njerëz.

Kjo është shifra më e lartë brenda një dite që nga data 24 shkurt, kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës, tha zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Pavel Szefernaker.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Qeveria e Polonisë ka ngritur 30 pika pritjeje kufitare, ndërsa zyrtarët lokalë kanë ngritur më shumë qendra pritjeje në qytete dhe bashki anembanë vendit.

Pas mbërritjes në Poloni, disa prej qytetarëve të Ukrainës udhëtojnë drejt vendeve të perëndimit.

OKB njoftoi të mërkurën se të paktën 1 milion njerëz janë evakuar nga Ukraina që prej fillimit të luftimeve.

Përveç Polonisë, ukrainasit po evakuohen në Sllovaki, Hungari, Rumani, Moldavi dhe Rusi.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *