Lajme

Nuk ka mungesë karburanti, drejtuesit e kompanive: Rezervat në Shqipëri janë në maksimum

Pas rritjes së menjëhershme të çmimit të karburanteve në Shqipëri, pritet të ketë një ndryshim situate.

Kompanitë eksportuese kanë bërë të ditur se pritet të ketë një stabilizim të tregut në vendin tonë, por edhe një ulje të çmimit.

Po ashtu nga kontaktet me to, bëhet e ditur se në zbatim edhe të ligjit janë ruajtur rezerva të mjaftueshme për të mos lejuar një krizë të mungesës me furnizim të konsumatorëve dhe të drejtuesve të automjeteve.

Lexo më shumë  Si e mbështeti projektin e Ajola Xoxës kompania e inceneratorit të Tiranës

“Rezervat në Shqipëri janë në maksimum dhe nuk ka asnjë rrezik që të krijohen mungesa në treg. Madje dhe çmimi do të ketë një ulje së shpejti”, shprehen drejtuesit e kompanive eksportuese të karburanteve.

Lufta e nisur në Ukrainë ka sjellë gjithashtu dhe një rritje të çmimit në bursat ndërkombëtare, çka është shoqëruar me panik dhe me rritje të kërkesës për furnizim.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Komandant Drini i mbeti besnik idealit të lirisë dhe shtetit

Tashmë bllokimi i eksporteve nga Rusia dhe Ukraina ka sjellë sinjale të para të panikut në rajon, ku në mjaft pika të shitjes nuk ka pasur benzinë apo naftë.

Gjithsesi në verifikimin në terren, në Shqipëri duket se kompanitë kanë marrë masa para nisjes së përplasjeve për të mos krijuar boshllëqe dhe duke garantuar furnizimin pa ndërprerje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *