Bota

Rreth 600 emigrantë kthehen nga Bjellorusia në Irak

Rreth 600 irakianë të bllokuar për disa javë në zonën kufitare mes Bjellorusisë dhe Polonisë, janë kthyer në shtëpitë e tyre më 26 nëntor, ka thënë Qeveria irakiane dhe zyrtarët në rajonin autonom kurd.

Qindra irakianë, shumica prej tyre kurdë, janë kthyer në shtëpitë e tyre një javë më parë nga Bjellorusia, përmes fluturimit të parë për riatdhesimin e tyre.

Aktualisht në Bjellorusi janë mijëra migrantë që janë duke qëndruar nëpër kampe pavarësisht temperaturave të ulëta.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme irakiane, Ahmed al-Sahaf, ka thënë se 617 qytetarë do të kthehen vullnetarisht në Irak me dy fluturime nga Minsku, ka raportuar një agjenci e lajmeve irakiane më 25 nëntor.

Lexo më shumë  Rusisë i mungojnë forcat për të pushtuar Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – njofton ISW

Të dy aeroplanët kanë ateruar në Irbil, kryeqytetin e rajonit të kurdëve.

Brukseli ka akuzuar Bjellorusinë se po tenton të destabilizojë Bashkimin Evropian, duke marrë mijëra burra, gra dhe fëmijë nga Lindja dhe Mesme, dhe duke i shtyrë më pas drejt kufijve të BE-së, përmes Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Veprimet e Minskut janë parë si hakmarrje për sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj regjimit të Alyaksandr Lukashenkas, pas shtypjes brutale të opozitës, e cila beson se lideri autoritar ka manipuluar zgjedhjet e mbajtura në gusht të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Brukseli po ashtu ka akuzuar Minskun për “qasje të stilit të bandave” ndaj krizës në kufi, ku të paktën 11 migrantë kanë vdekur në muajt e fundit.

Në përgjigje të krizës, Polonia ka angazhuar forca shtesë në kufi për të parandaluar hyrjen e migrantëve, veprime që janë kritikuar ashpër nga grupet ndërkombëtare për të drejta të njeriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *