KryesoreLajme

Rreth 4 tonë mish i bardhë u tentua të futet nga Serbia në Kosovë, i dyshuari ngatërroi rrugën dhe përfundoi në përrua

Rreth 4 tonë mish të bardhë janë tentuar të futën nga Serbia në Kosovë.

Rasti ka ndodhur ditën e enjte, ku një person i dyshimtë ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua së bashku me kamionin e tij, ku gjendej mishi.

“Leposaviq 11.04.2024-19:40. Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim të pa njohur”, ka njoftuar policia.

Lexo më shumë  Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart.

Gjithashtu, në njoftimin e bërë për media theksohet se njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrë me rastin.

YouTube player