Lajme

Rrëshqitjet e dheut në Durrës bllokojnë rrugët, nxënësit shkojnë në këmbë në shkollë

DURRËS – Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh, kanë sjellë probleme të shumta edhe në Qarkun e Durrësit, ku mësohet se gjatë natës janë shtuar rrëshqitjet në rrugën Lalëz – Bizë të Njësisë vendore të Ishmit.

Rrëshqitjet janë vërejtur në tre sektorë të kësaj rruge, duke bërë që të ndërpritet edhe udhëtimi i nxënësve me autobusët e shkollës, duke bërë që ta përshkojnë këtë rrugë në këmbë. Në këtë aks, mund të kalojnë vetëm mjetet e vogla.

Lexo më shumë  Daily Mail citon Irfan Azizin në gjykatën britanike: "Këta njerëz kanë kryer vrasje për Kryeministrin (Edi Rama) me urdhër të tij dhe për Ministrin e Brendshëm. Kam prova""

Ndërkohë, lumenjtë Ishëm dhe Erzen janë fryrë në zona të caktuara, por deri më tani nuk janë konstatuar dalje nga shtrati, ndërsa situata vijon të monitorohet me kujdes nga instancat përkatëse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *