BallinaBota

Rrëshqitje masive e tokës në Norvegji/ Zhduken 11 persona, evakuohen 900 të tjerë (Foto)

Dhjetë persona u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe 11 u shpallën të zhdukur, pas një rrëshqitje të dheut në Norvegjinë jugore. Mediet raportojnë se një duzinë ndërtesash janë shembur.

Rrëshqitja e dheut goditi një zonë banimi në komunën e Gjerdrum, rreth 30 kilometra (19 milje) në veri të kryeqytetit Oslo. Policia tha se më shumë se 900 njerëz ishin evakuuar nga zona.

Punonjësit e shpëtimit vazhduan të kërkonin në zonë për fëmijë dhe të rritur, që kishin frikë se ishin rryëmbyer nga balta dhe mbeturinat“, tha policia.

Ne jemi mjaft të sigurt se ka njerëz në zonën e prekur, por ne nuk e dimë nëse të 11 janë atje ose nëse numri është më i vogël,” tha zëdhënësi i policisë Roger Pettersen në një konferencë shtypi.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

“Ne jemi ende në kërkim të të mbijetuarve,” tha ai.

Fotografitë treguan një krater të madh me ndërtesa të shkatërruara. Ndërtesa të tjera vareshin në skajet e kraterit, treguan pamjet televizive. Mbreti Norvegjez Harald tha se rrëshqitja e tokës i kishte bërë një përshtypje të thellë.

Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë të prekur, të plagosur ose kanë humbur shtëpitë e tyre dhe ata që tani jetojnë në frikë dhe pasiguri të plotë të katastrofës,” tha monarku 83-vjeçar në një deklaratë të lëshuar nga pallati.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Helikopterët vazhduan të fluturonin mbi zonë, ndërsa binte nata drejt mbeturinave të shtëpive të shembura.

Mund të ketë njerëz të bllokuar … por në të njëjtën kohë nuk mund të jemi të sigurt sepse është festa e Vitit të Ri, që do të thotë se njerëzit mund të jenë diku tjetër,” u tha Kryeministri Erna Solberg, gazetarëve pasi vizitoi vendine ngjarjes.

Rruga Press

YouTube player