Lajme

Rregulla të reja për importin e makinave, nuk mund të blini më nga jashtë para këtij viti

Doganat nuk do të lejojnë importin e asnjë makine që është më e vjetër se viti 2007. Rregullat e reja kanë hyrë në fuqi dhe tashmë për të blerë një makinë nga jashtë qytetarët duhet të shohin me kujdes vitin e prodhimit. Makina nuk duhet të jetë më e vjetër se 15 vite.

“Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër: Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër; Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër”, sipas DPSHTRR, cila shton se lejohen të gjitha makinat Euro4 pavarësisht kilometrave të përshkruara.

Lexo më shumë  ​Selimi: Historia s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

“Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”.

Lexo më shumë  Tokat bujqësore në Shqipëri prej ditësh nën ujë/ Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve 

Në këtë pikë, duhet treguar kujdes së respektimin e afateve. Me datë regjistrimi nënkuptohet data kur qytetari është paraqitur në DPSHTRR për të bërë targimin. Për shembull, afati i fundit për regjistrimin dhe targimin me vit prodhimi 2007 është 31 dhjetori i vitit 2022. 

YouTube player