Bota

Rrëfimi i parashutistit rus: Nuk e dinim se po pushtonim Ukrainën, bashkëluftëtarët tonë përdornin pushkë të ndryshkura dhe taktika luftarake të gjyshërve

Ushtarët e presidentit rus Vladimir Putinin nuk e kishin pasur idenë se po nisen për të pushtuar Ukrainën, derisa iu kundërpërgjigjen forcat e Kievit – ka bërë të ditur një parashutist i ushtrisë ruse që zbuloi detaje nga përvoja e tij në Ukrainë.

Pavel Filatiev, 33-vjeç, thotë se njësia e tij elitare u largua nga kufiri me Ukrainën, pasi mësoi për planin e pushtimit në mediat botërore. Ata ishin dërguar atje, pa u paralajmëruar se do të përballen me forcat e “armikut”, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se si i janë dhënë pushkët automatike të ndryshkura – uniformat e papërshtatshme dhe të vjetra – derisa bashkëluftëtarët e tij ishin “hequr nga faqja e dheut” duke përdorur taktikat luftarake të gjyshërve të tyre (taktika të vjetra).

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Filatiev pranoi se ishte zgjuar nga zhurma e të shtënave në rimorkion e kamionit, derisa po e kalonin kufirin në ora dy të mëngjesit të 24 shkurtit, kur edhe filloi pushtimi i Ukrainës.

Vetëm kur ushtarët ukrainas filluan të shtien mbi mjetet ushtarake ruse, Filatiev tha se e kuptoi se kishin filluar pushtimin e shtetit fqinj.

“Tashmë ishte e qartë se kishim sulmuar Ukrainën”, shtoi ushtari rus.

Në librin e tij më të ri, Filatiev ka folur për uniformat e vjetra e deri te mjekët e ushtrisë ruse që nuk kishin shiringa dhe qetësues dhimbjesh.

Ai nuk hezitoi të flet edhe për atë sesi komandantët rus përdorin “taktikat e gjyshërve të tyre” në fushëbetejë, taktika luftarake që tashmë nuk përdoren askund tjetër në botë, pasi konsiderohen të paefektshme dhe të vjetruara.

Lexo më shumë  Ndërpriten mijëra fluturime – Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

“Nuk kemi pasur të drejtë morale të sulmojmë një vend tjetër – në veçanti njerëzit që janë të afërt me ne. Kur gjithçka filloi, njihja disa njerëz që besonin në nazizëm dhe dëshironin të luftonin kundër ukrainasve. Shumica e ushtarëve rusë janë të pakënaqur me atë çfarë po ndodhë atje. Ne kurrë nuk kemi pasur urrejtje për ukrainasit dhe nuk i kemi konsideruar si armiq. Ushtarët janë të pakënaqur me komandantët, Putini dhe politikat e tij”, tha ndër tjera ushtari rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *