KryesoreLajme

Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Listës së miliona vizitorëve në kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz i janë shtuar edhe emrat e dy zyrtarëve të lartë policorë nga Paraguai, të cilët u mahnitën nga historia e familjes Jashari dhe sakrifica e tyre.

Vizitën e pazakontë të Silguero Cesar dhe Vera Lider e përcolli televizioni Dukagjini, për të cilin ata rrëfyen përshtypjet për një sakrificë të pashembullt, për të cilën thanë se nuk e kanë ditur, dhe as nuk kanë dëgjuar të ketë ndodhur në historinë e ndonjë populli në botë.

Kureshtja që ka ngjallur historia e pashembullt e familjes Jashari, ka bërë që të udhëheqësit të lartë të policisë nga Paraguai të vijnë e të shkelin tokën e Prekazit.

Ndonëse ishin në vizita me shtetet fqinje, ata nuk e humbën rastin të bëjnë nderime tek varret e familjes Jashari.

Lexo më shumë  Burg kush flet, liri kush hedh bomba/ Gjykata dënon zëdhënësin e Qeverisë dhe deputetin e LVV-së për reagimet ndaj lirimit të terroristit serb Dejan Pantiq

Silgoro Cesar, gjeneral drejtues i Drejtorisë Antikrim të Paraguait dhe koloneli Vera Lideri.

Bashkë me familjen e ngushtë e miq shqiptare, panë nga afër dëshmitë e një historie të padëgjuar për ta.

“Është hera e parë që po e vizitojmë këtë vend dhe hera e parë që po dëgjojmë dhe mësojmë për historinë e këtij populli”.

Cezar, me një përvojë të gjatë dhe me njohuri të gjera për sigurinë dhe të kaluarën, thotë se histori si kjo e familjes Jashari nuk ka dëgjuar asnjëherë.

“Njoh histori të ngjashme, por si kjo histori jo. Kjo është unike. Unike dhe e vetmja që unë njoh, na takon neve ta njohim dhe shpresojmë që kurrë të mos përsëritet një histori e tillë në të gjithë botën”, shtoi ai.

Ndonëse shteti prej nga vjen nuk e njeh Kosovën dhe për shkak të natyrës së punës nuk dëshiron të flas për politikë.

Lexo më shumë  Kurti i jep përkrahje filmit: Sukses historik, “Dua” përfaqëson Kosovën në Kanë!

Gjenerali Cesar prapë nuk heziton ta shprehë simpatinë për luftën për liri.

“Ndjehemi thellësisht të emocionuar duke e dëgjuar historinë e këtij populli që realisht e ndjen dashurinë për atdheun, që realisht kjo të mos përsëritet më kurrë, pra për lirinë që të gjithë popujt të jetojnë të lirë”.

Vizitorët e rrallë nga Paraguai panë nga afër edhe kullat e familjes Jashari, ku më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Ushtria e Serbisë hasi në rezistencën e familjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit. Aty u vranë 55 njerëz prej të cilëve 22 anëtarë të ngushtë të familjes Jashari.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player