Lajme

Rramabaja: Vetëm anëtarësimi i Kosovës në NATO e shmang luftën e re ballkanike që po përgatit Serbia

Për analistin dhe njohësin e çështjeve ballkanike, Sadri Rramabaja vetëm një anëtarësim i Kosovës me të dr4ejta të plota në NATO dhe futja e saj me procedurë të përshpejtuar në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian bëjnë të mundur shmangien e një lufte të mundshme që po përgatit Serbia në Ballkan.

Lexo më shumë  ​Rreziku i Gjermanisë me gazin vë në pikëpyetje dimrin e Evropës

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Rramabaja theksoi se takimi i djeshëm në Bruksel i kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesit e lartë të BE-së, ku i pranishëm në takime të veçanta ishte edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“Ishte pozitiv, sepse është përpjekja më serioze diplomatike e strukturave perëndimore për të shmangur kataklizmën që mund të përfshinte rajonin sërish”, u shpreh ndër të tjera, analisti Sadri Rramabaja.

Lexo më shumë  Projekti i rrugës së re i lë pa akses/ Nuk është parashikuar një hyrje-dalje, banorët e Mirakës në Librazhd paralajmërojnë protestë

Rruga Press

YouTube player