Lajme

Rrahu nënën e dëshmorit të UÇK-së, reagon babai i infermieres: Drejtësia të veprojë mbi vajzën tonë

Babai i infermieres që e sulmoi fizikisht të moshuarën në Pejë, Naim Pelaj, ka kërkuar falje publike për veprimin e së bijës.

Ai, ekskluzivisht për Klan Kosovën, falje publike i kërkon edhe familjes së të moshuarës Nura nga Gjakova, duke thënë se pamjet e publikuara e kanë goditur rëndë atë dhe familjen.

“E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë Taulant Nura, që falë gjakut të tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhimbjen me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin qe ju ka shkaktuar vajza jonë”, ka thënë Pelaj.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“E di që po kaloni momente të rënda, por na lejoni që t’ju kërkojmë falje publike në emër të familjes sime Pelaj, nga Novosella e Pejës, juve familja Nura dhe mbarë popullit shqiptar. Dashtë Zoti që ky rast të mos përsëritet më dhe ju jemi borxhli moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetën juve, familjes Nura nga Gjakova, për tragjedinë shpirtërore që ju shkaktoi vajza jonë”.

Pelaj ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë, njofton Klankosova.tv.

“Gjithashtu, në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat për të cilat e ngarkojnë”, ka thënë Pelaj për Klan Kosovën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *