Lajme

Rozeta Dobi “pastroi” edhe shtëpinë e vëllait të Alda Klosit

Alda Dobi nuk është e vetmja që ka rënë pre e grabitjes nga pastruesja Rozeta Dobi.

Sipas Balkanweb, pre e grabitjes ka rënë edhe Leonard Çiko, i vëllai i Alda Klosit, por ky i fundit ka deklaruar se pastruesja i ka vjedhur vetëm sende me vlerë.

Gjithashtu 49-vjeçarja ka grabitur edhe shtetasin Altin Dine, si edhe ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili pretendon se ajo i ka marrë një unazë më dedikim: “Ervinit me dashuri!”

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi u lanë në “arrest me burg” nga gjykata nën akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove. Por në shtëpinë e tyre u gjetën 404 mijë euro dhe një shumë dollarësh. Për diferencën prej thuajse 300 mijë eurosh nuk ka dalë asnjë pronar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *