KryesoreLajme

Roth: Me Vuçiqin në krye, Serbia në asnjë mënyrë s’do të hyjë në BE

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka thënë se me Aleksandar Vuçiqin në krye të Serbisë, ky vend në asnjë mënyrë nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian.

Këtë deklaratë Rothi e ka dhënë pasi Vuçiqi ka thënë se BE-ja duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Rothit, nuk ka një gjë të tillë “ose Kosova ose Serbia”.

“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si ‘ose Serbia ose Kosova’. Por, Vuçiqi ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka shkruar Rothi në platformën “X”.

Vuçiqi e ka paralajmëruar Perëndimin, duke thënë se Serbia do ta pres momentin më të mirë të mundshëm për ta shfrytëzuar rastin.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

“A i doni ata, atëherë ne nuk do të na keni. Ai i doni ata dhe i ndihmoi ata, në rregull ne do të mbijetojmë këtë. Por, jemi mjaftueshëm të mençur e të guximshëm, e kemi mësuar mjaftueshëm nga përvoja e asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara, që të presim momentin më të mirë të mundshëm e të shfrytëzojmë rastin tonë”, tha Vuçiq.

YouTube player