Lajme

Roth: BE-ja t’i mbajë premtimet, të liberalizojë vizat për shqiptarët e Kosovës

Ish-ministri gjerman për Evropën në qeverinë federale, Michael Roth, thotë se BE-ja duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Roth është takuar me Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak me të cilin ka biseduar lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor.

Roth gjithashtu ka thënë se BE-ja duhet t’i fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“I nderuar Miroslav Lajcak, faleminderit për vizitën dhe punën tuaj. Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin evropës dhe meritojnë më shumë se vetëm fjalë. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e veta: Të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe rendi e ligji janë të rëndësishme”, ka shkruar Roth.

Rruga Press

Lexo më shumë  Raporti i Gallup: Kosova në mesin e vendeve më të sigurta për të ecur vetëm gjatë natës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *