Sport

Roshi te Shkëndija? Ja plani B i kuqezinjëve të Tetovës

Shkëndija e Tetovës është shumë aktive në këtë merkato, duke bërë afrime cilësorë që premtojnë paraqitje pozitive në pjesën e mbetur të sezonit.

Por skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut nuk ndalet me kaq. InfoSport raporton se Shkëndija  ka menduar afrime të mëdha gjatë kësaj merkatoje.

Drejtuesit e skuadrës  kuq e zi ëndërrojnë transferimi e lojtarit të kombëtares shqiptare, Odise Roshi, që aktualisht luan në Turqi me skuadrën e Boluspor.

Si ndërmjetësues në këtë trasnferim është edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Caka.

Por sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, nëse dështon pista Roshi, drejtuesit e Shkëndijës kanë gati edhe planin B, të cilët kërkojnë me ngulm një sulmues krahu.

Bëhet fjalë për futbollistin tjetër të kombëtares shqiptare, Kristal Abazaj, i cili gjithashtu luan në kampionatin turk me skuadrën e Istanbulspor.

Në ditët e ardhshme mbetet të shihet se cili nga dy futbollistët shqiptarë do të veshë fanellën kuq e zi, këtë herë atë të Shkëdijës së Tetovës.

Rruga Press

YouTube player