Lajme

Rohde: S’mund të ndodhë një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit, ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Gëzohemi shumë për rezultatet pozitive të dialogut në takimin e nivelit të lartë, që u mbajt të hënën në Bruksel. Të dyja palët janë deklaruar se pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian, i cili është përpiluar me iniciativën gjermano-franceze. Siç e dimë, tashmë edhe Qeveria gjermane e mbështet shprehimisht dialogun, që po udhëhiqet nga BE-ja dhe përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Çfarë e lidh të djathtën ekstreme nga Serbia dhe BE-në?

Rohde në një intervistë për Radio Kosovën është shprehur se propozimi i planit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk parashikon asnjë “Republikë serbe” në tokën e Kosovës.

“Tani unë nuk dua të deklarohem për gjëra hipotetike, por mund të them një gjë: ka një obligim që është marrë përsipër më herët për Asociacionin. Mirëpo, ne e kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, pra ne pesë vendet e Kuintit, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një ‘Republikë serbe’ në tokën e Kosovës”, ka deklaruar ambasadori gjerman.

Lexo më shumë  Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *