Lajme

Rohde: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet menjëherë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes së Ohrit, përcjell KosovaPost.

Me anë të një postimi në platformën X (ish-Tëitter), Rohde ka thënë se takimi i 14 shtatorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq vjen në një moment kritik.

Lexo më shumë  Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Tutje, ai ka këkruar angazhim të plotë nga të dyja palët për de-përshkallësimin e situatës në veri.

“Takimi i nivelit të lartë më 14 shtator vjen në një moment kritik. Ne kemi nevojë për angazhimin e plotë të të dyja palëve për de-përshkallëzimin, dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe demokracinë pjesëmarrëse. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet TANI.”, ka shkruar Rohde.

Lexo më shumë  Hidhet nga pallati polici i qarkullimit rrugor që ndaloi djalin e oligarkut Samir Mane. Protestë përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë

“Nuk ka më lojëra faji. Hiqni pengesat për përparim. Koha për të vepruar për të mirën e të gjithëve”, përfundoi ambasadori gjerman.

Rruga Press

YouTube player