Rohde: Gjermania partnere e palëkundur në rrugën e Kosovës për integrim në BE
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur edhe një herë qëndrimin e shtetit të tij përkrahës për Kosovën dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian.
“Gjermania vazhdon të jetë partnere e palëkundur në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”, ka shkruar ai në Twitter të mërkurën teksa ka shpërndarë njoftimin e ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog për dorëzimin e Raportit të Progresit te liderët e Kosovës.
Raporti që ka gjetur shumë ngecje në Kosovë ndër tjera flet edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Bëhet thirrje që Kosova të angazhohet në mënyrë më konstruktive në dialog dhe po ashtu të bëjë përpjekje për implementimin e gjitha marrëveshjeve të kaluara që janë nënshkruar.
Rruga Press