KryesoreLajme

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do të përforcojë edhe më tej praninë ushtarake në Kosovë në mënyrë që raste si Banjska të mos ndodhin më.

Në një intervistë për A2 CNN, Rohde thotë se pas Banjskës KFOR-i ka reaguar dhe tashmë ka një qëndrim më të fortë karshi kërcënimeve të sigurisë.

“Situata e sigurisë këtu në Kosovë është e pandryshuar në muajin e fundit. Dua të them, pas Banjskës, sulmit në Kosovë, KFOR ka reaguar. Tani kemi një qëndrim më të fortë. Unë nuk shoh asnjë kërcënim. Dua të them, KFOR është këtu me 27 kombe me gati 5000 ushtarë”.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Rohde ka thënë se që nga java e ardhshme do të katërfishohet numri i ushtarëve gjerman në kuadër të KFOR-it.

“Gjermania do të katërfishojë forcat e saj. Unë do të udhëtoj javën e ardhshme bashkë me kontingjentin e ri gjerman që do të vendoset në bazën Bondsteel. Kishim 70 veta personel këtu. Tani kemi pothuajse 300”.

Diplomati gjerman tha se për momentin nuk ka ndonjë indikacion për sulme të ngjashme si ai që ndodhi në Banjskë.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

“E shihni, ne reagojmë ndaj zhvillimeve dhe shpresoj që një sulm si Banjska të mos ndodhë më kurrë. Prandaj kemi shtuar patrullimet, sigurinë dhe nuk shoh ndonjë kërcënim të afërt. Nuk kemi asnjë indikacion. Kjo nuk përjashton që mund të ketë incidente në të ardhmen”, ka shtuar Rohde.

Rruga Press

YouTube player