Bota

​Rodgers, piloti që realizoi fluturimin e parë mbi ShBA

Piloti Calbraith Rodgers, më 5 nëntor të vitit 1911, u ul me aeroplanin e tij në Long-Beach të Kalifornisë, duke plotësuar në këtë mënyrë fluturimin e parë nga njeri skaj i Shteteve të Bashkuara në tjetrin.

Këtë fluturim, piloti Rodgers e bëri për të fituar çmimin prej 50 mijë dollarësh që kishte ofruar botuesi i një gazete për fluturimin e parë nga njëra anë e vendit në tjetrën brenda 30 ditësh.

Aeroplani i tij ishte pak më i madh se një balonë me një motor me 35 kuaj-fuqi. Rodgers u nis nga Gjiri Sheepshead i Nju Jorkut dhe gjatë ditës së parë ai mbuloi 134 kilometra, duke fluturuar gjithsejtë 105 minuta fluturimi.

Lexo më shumë  Borrell: Në Gaza ka uri të plotë, po përparon drejt jugut

Ai cilësoi këtë si një ”fillim të suksesshëm”. Mirëpo, përpjekjet për të filluar udhëtimin ditën e nesërme ishin më shumë tipike të kësaj ndërmarrjeje. Ai u përplas për një kotec pulash dhe e shkatërroi avionin.

Mekanikët e tij, të cilët e ndiqnin në një tren të posaçëm, e rindërtuan aeroplanin brenda 40 orësh dhe zoti Rodgers u kthye përsëri në ajër.

Ai qëndroi gjithsej 82 orë e 10 minuta në ajër, me 70 ndalesa gjatë 49 ditëve për të përshkuar distancën nga një skaj i vendit në tjetrin.

Lexo më shumë  Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Megjithëse ai nuk e bëri udhëtimin brenda afatit për të fituar çmimin me para, Calbraith Rodgers u bë i famshëm pasi ai demonstroi se fluturimi transkontinental ishte i mundshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *